LA GAZZETTA

Chiellini përtej Atlantikut
21 May, 2021 @12:08
Mbrojtësi i Juventusit Giorgio Chiellini mund të bëj një hap tjetër në karrierë, duke kaluar në MLS të SHBA-ve.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot Gazzetta dello Sport, duke thënë se kryetari i Juventusit Andrea Agnelli është takuar me lojtarin dje dhe vazhdimi i kontratës së tij me bianconerët nuk pritet të ndodhë.
“Shumë pak gjasa ka që të vazhdohet kontrata e Chiellinit,” ka shkruar GdS, derisa raportet tjera bëjnë të ditura se ai është duke e shqyrtuar seriozisht një kalim të mundëshëm për SHBA, ku pritet shpejt të kuptohet edhe ekipi nga MLS që është i interesuar për të.
Chiellini 36-vjeçar gjithashtu ka bërë të ditur qartë më parë se nuk do të luajë për asnjë ekip tjetër italian pos Juventusit.