Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EURO 2020

Rusia i heq vizat për EURO 2020!

Rusia i heq vizat për EURO 2020!


21 May, 2021 @0:18

Shteti i Rusisë do t’i pranojë vizitorët për Kampionatin Evropian EURO 2020 pa procedura të vizës.

Vizitorët me shtetësi të huaj që do të udhëtojnë në Rusi për EURO 2020, do të mund të hyjnë në këtë shtet vetëm me pasaportë, biletë të ndeshjes dhe test të Coronavirusit që duhet të jetë i rezultuar negativisht.

Rusia është një nga shtetet nikoqire të Kampionatit Evropian me stadiumin e qytetit Saint Petersburg që ka kapacitet prej 68 mijë ulëseve, ndërsa në ndeshjet e EURO 2020 do të lejohet 50%-shi i kapacitetit të përgjithshëm.

Në këtë stadium do të luhen tri ndeshje të grupit B, tri të grupit E dhe një ndeshje e çerekfinales.


 
Të gjitha lajmet nga Evropiani