PARA BARAZHIT
Historia jo, por kualiteti po
21 May, 2021 @11:44
Trajneri i Flamurtarit, Jeton Mehmeti, që erdhi në pjesë të dytë të stinorit në krye të skuadrës dhe arriti t’ia sigurojë skuadrës një vend në barazh për Superligë, është shprehur të mos ketë favorit para duelit të sotëm, Dukagjini-Flamurtari.
“Ndoshta historia nuk është në anën tonë, por kualiteti po. Dukagjini është skuadër për respekt, por sot nuk ka favorit. Shpresoj që ne të festojmë në fund, ndërsa më pas të mendojmë edhe për ndeshjen e radhës [PlayOut me pozitën e tetë të Superligës],” ka thënë Mehmeti në prononcim për koha.net.
Flamurtari në barazh nuk ka histori të mirë, pasi që edhe dy herë më parë ka qenë pjesë e saj dhe nuk ka arritur ta kalojë. Mirëpo, kësaj radhe skuadra kuqezi shpreson që të kalojë pengesën e parë, Dukagjinin, për tu matur javën tjetër në PlayOut me skuadrën që përfundon e teta në Superligë.