BARAZIM DËSHPËRUES I SHQIPËRISË
Çikalleshi shpëton eksperimentin
16 November, 2015 @22:01
Shqipëria ka dalë sado-kudo faqebardhë nga dueli me Gjeorgjinë, pasi që ka barazuar pas epërsisë së mysafirëve 0-2.
Kuqezinjtë përkundër dominimit nuk kanë arritur që të shënojnë fitore në një ndeshje ku Gjeorgjia kujdesshëm ka arritur të tund dy herë rrjetën kuqezi.
Goli i parë me kombëtaren pas gjithë emocioneve në kualifikime ka bërë Sokol Çikalleshin që të premtojë edhe më shumë para Francës. Por Shqipëria barazoi sonte ndaj Gjeorgjisë tepër modeste në miqësore.
Ajo çka mbetet të punohet, është se Gianni DeBiasi të kërkojë më shumë në krijim të rasteve derisa, një gol i anuluar padrejtë nga referi dhe disa raste të pakonkrektizuara mbeten të mendohen mirë para miqesoreve të radhës dhe shortit për EURO 2016.
Shkëlqimi në momentet e fundit të ndeshjes për kuqezinjtë nuk është se ka arritur të zbardh mendimin e përgjithshëm të lojës së tyre shterpe, që i ka karakterizuar edhe gjatë kualifikimeve.
Në Francë, do të kërkohen gola për të arritur diçka më shumë, ndërsa ky është barazimi i dytë 2-2 për kuqezinjtë brenda tre ditëve pasi që me të njejtin rezultat luajtën edhe ndaj Kosovës.
Nëse mund të nxirret diçka nga ky takim, është se Shqipëria gjithmonë duhet të ketë motiv shtesë për të luajtur me zemër një ndeshje. Miqësorja, mbetet miqësore dhe nuk e jep atë emocionin sikurse ndeshjet kualifikuese me vlerë - si ka qenë deri më tani.
Albania vs Georgia 2-2 All Goals & Highlights… by tony-hoksa
Formacionet zyrtare
Shqipëri | Gjeorgji | ||
Berisha | Revisnvili | ||
Lila | Lobzhaniddze | ||
Ajeti | Grigalava | ||
Veseli | Kashia | ||
Agolli | Amisulashvili | ||
Lilaj | Kankava | ||
Xhaka | Daushvili | ||
Lenjani | Gelashvili | ||
Roshi | Qazaishvili | ||
Sadiku | Chanturia | ||
Gashi | Navalovski |