LIONEL MESSI KRYEN STËRVITJET
Thuajse gati për El Clasico
16 November, 2015 @15:37
Lionel Messi që është me javë të tëra jashtë fushave për shkak të një lëndimi, pritet të jetë i gatshëm për ekipin e tij në fundjavë kur luhet El Clasicoja.
Messi është duke u stërvitur vazhdimisht me ekipin e Barcelonës B dhe si duket lëndimi i gjurit të tij është duke u shëruar me shpejtësi, kanë bërë të ditur mediat katalonase sot.
“Leo ka kryer stërvitjen e sotshme me sukses dhe duket mirë. Më vjen mirë që po e shoh atë me pozitivitet në fytyrë si dhe të gjallë në fushë,” ka thënë Gerard Lopez i Barcelonës B për Sportin sot.
Derisa shumica e bashkëlojtarëve të Messit nga Barcelona janë të zënë me reprezentacione në miqësore dhe kualifikuese, argjentinasi nuk është ndalur së punuari për kthim në ndeshjen e madhe.
Nëse nuk do të jetë në 11-shen e parë të Luis Enriques, Messi pritet të jetë në bankën rezervë, derisa mediat besojnë se ai do të futet në pjesë të dytë të ndeshjes në rast nevoje për ekipin e tij.