LEGJENDA E FUTBOLLIT FRANCEZ
EURO 2016, duhet të shtyhet
16 November, 2015 @15:26
Sipas legjendës së futbollit francez, Just Fontaine, EURO 2016 nuk duhet të mbahet ose së paku ajo duhet të shtyhet për një kohë tjetër.
Ish lojtari i Francës dhe ylli i Botërorit ‘58, Fontaine tash 82 vjeç, ka qenë prezent në ndeshjen Franca - Gjermania, kur ndodhi shpërthimi jashtë stadiumit.
“Mendoj se Franca duhet të harrojë këtë turne. Frikësohem se edhe një e premte e zezë mund të përsëritet. Mendoj se nuk mund t’ia garantojmë sigurinë njerëzve në një ngjarje kaq të madhe sportive,” është cituar të ketë thënë ai për Die Weltin gjerman, raporton BBC Sport sot.