RAHOVECI vs. GOLDEN EAGLE YLLI

Cila skuadër po e siguron gjysmëfinalen e PlayOffit?
11 April, 2021 @12:57
Dy skuadrat me rivalitet të madh, të dy qyteteve me jo më shumë se 20 kilometra largësi, do të përballen në ndeshjen vendimtare të tyre këtë stinor për fund të stinorit të rregullt të Superligës.
Në Mizahir Isma të Rahovecit vreshtarët presin Golden Eagle Yllin në ndeshjen që nis në ora 17:00. Të dyja skuadrat kanë bilanc të njëjtë, 17-10.
Në të gjitha ndeshjet e stinorit 2020/21 në Superligë, Rahoveci ka mposhtur tri herë Golden Eagle Yllin dhe sonte do të kërkojë edhe fitoren që ua siguron atyre gjysmëfinalen e PlayOffit.
Mirëpo, në anën tjetër Golden Eagle Ylli i konsoliduar me trajnerin e ri në skuadër Adis Beciragic do të mundohet të jetë qetë gjatë çerekfinaleve të PlayOffit dhe me fitore të shkojë në gjysmëfinale.
Gjysmëfinalen e siguron pozita e dytë në renditjen tabelare. Në të kundërtën, humbësi i ndeshjes së sotme do të duhet të luajë ndeshje çerekfinale dhe atë ndaj kundërshtarit që tashmë dihet — Bashkimi i Prizrenit, që kreu stinorin e rregullt në pozitë të gjashtë të renditjes tabelare.
Rahoveci është në super-formë aktualisht, derisa në pesë ndeshjet e fundit ka bilanc prej 4 fitoreve dhe vetëm një humbjeje.
Ndërsa Golden Eagle Ylli ka bilans të luhatshëm, por pozitiv. Suharekasit në 5 ndeshjet e fundit kanë ecuri prej 3 fitoreve dhe 2 humbjeve.
Pra, përfundimisht fituesi i duelit të sotëm siguron gjysmëfinalen e PlayOffit, ndërsa humbësi do të vazhdojë PlayOffin prej çerekfinaleve dhe atë ndaj Bashkimit me epërsi terreni.