FLET DELEGATI I NDESHJES
Çka tha delegati i UEFA-së pas ndeshjes?!
15 October, 2014 @0:12
Çka tha delegati i UEFA-së pas ndeshjes?!
Pasi që pas ndeshjes së ndërprerë Serbi-Shqipëri nuk u paraqitën trajnerët e huaj, Dick Advocaat i Serbisë dhe Gianni De Biasi i Shqipërisë - foli delegati i ndeshjes.
“Pas gjithë asaj që pamë, ndeshja u ndërpre. Nuk dua të flas kush për çka është fajtor. Vendimin do ta sjell Komisioni Disciplinor i UEFA-së. Vëzhguesi special i referimit, unë dhe vëzhguesi special për siguri do të japim raporte. Rrethanat ishin asisoji që ndeshja nuk kishte mundësi të vazhdohej,” ka thënë delegati i ndeshjes Serbi-Shqipëri, që nuk u ka dhënë rastin gazetarëve për të bërë pyetje.
Ndeshja Serbi-Shqipëri u ndërpre në minutën e 42-të të ndeshjes për shkak se tifozët pushtuan stadiumin.