Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

I BESOJNË PLOTËSISHT

Cooper qëndron, thotë pronari i Forestit

Cooper qëndron, thotë pronari i Forestit


6 April, 2023 @15:46

Steve Cooper do të mbetet kryetrajner i Nottingham Forestit, por “rezultatet dhe performancat do të duhët të përmirësohen urgjentisht.” Leeds mposhti Forestin në duelin direkt për mbijetesë të martën, ndërsa tash ekipi i Cooperit është hollë mbi vijën e rënies!

Por, kësaj radhe në ndihmë kritikave ndaj Cooperit dhe tashethemeve i ka dalë pronari i klubit, Evangelos Marinakis, që ka thënë se dëshiron të vë kapak për raportimet falso dhe brengosëse duke thënë:

“Askush nuk e mohon që klubi është në pozitë të vështirë. Por, dëshirojmë t’i japim fund spekulimeve dhe raportimeve falso dhe brengosëse nëpër media duke konfirmuar se Steve Cooper mbetet kryetrajner i Nottingham Forestit. Ne të gjithë jemi të zhgënjyer me performancat e fundit, por është shumë e qartë se tash duhet bërë punë e madhe dhe duet të kundërpërgjigjemi urgjentisht,” ka thënë Marinakis.

Steve Cooper

Nottingham Forest është në serinë më të keqe në Premier Ligë këtë stinor, pasi që nuk ka fituar në tetë ndeshjet e fundit. Cooper kishte ardhur te Foresti në shtator të vitit 2021 duke rikthyer ekipin në Premier Ligë për herë të parë që prej 1999! Gjatë këtij stinori klubi nënshkroi me 29 lojtarë të ri në skuadër, duke shpenzuar më shumë se 160 milionë funta.

Me 29 ndeshje të zhvilluara, kanë mbetur edhe 9 të tjera deri në fund të stinorit. Nottingham Forest gjendet në pozitën e 17 me pikë të njëjta me Bournemouthin që është i 18-ti, në zonë të rënies.

 


 
Të gjitha lajmet nga