COPA LIBERTADORES

COVID-19: Udhëtojnë 11 lojtarë, mesfushori shpëton portën për fitore
20 May, 2021 @18:02
Gjigandi argjentinas, River Plate, ka luajtur një ndeshje interesante në kuadër të Copa Libertadores.
Për shkak të infektimeve me COVID-19 dhe lëndimeve të shumta, River Plate në ndeshjen kundër Independiente Santa Fe luajti pa 20 lojtarë.
Në mesin e këtyre lojtarëve ishin të infektuar të gjithë portierët e skuadrës, derisa në port hyri lojtari Enzo Perez, i cili luan si mesfushor.
River Plate arriti ta mposht kundërshtarin me rezultat 2-1, derisa e përfundoi ndeshjen pa ndërrime, ngase në bankë nuk kishte lojtarë.