GRUPI H: PORTUGALIA - GANA
Cristiano Ronaldo me rekord Botërori, Portugalia shpëton në frymë të fundit me fitore
24 November, 2022 @23:49
Cristiano Ronaldo është bërë lojtari i parë në histori që shënon gol në pesë Botëror të ndryshëm, ndërsa Portugalia ka nisur misionin në “Katari 2022” me një fitore jo të lehtë ndaj Ganës.
Gana u përmirësua në pjesë të dytë, ndërsa Andre Ayew këtë përmirësim të ekipit e shpërbleu me gol për barazim nga afërsia. Mirëpo, përgjigjja e Portugalisë ishte e shpejt, derisa Joao Felix shënoi mjeshtërisht me një mini plasim të topit, pas një pasimi fantastik të Bruno Fernandesit.
Bruno 2 minuta më vonë gjeti edhe Rafael Leaon për ta futur në listën e golashënuesve, para se Osman Bukari të cojë ndeshjen në dramë kur e bëri rezultatin, Portugalia 3-2 Gana [Cristiano Ronaldo 55 pen., Joao Felix 78, Rafael Leao 80 - Andre Ayew 73, Osman Bukari 89].
Në nëntë minutat shtesë, Gana vetëm falë fatit të mirë të portugezëve nuk arriti barazimin, pasi që Inaki Williams dinakërisht mori topin prej portierit Diogo Costa të pavëmendshëm se ai është pas tij. Por, Inaki në momentin vendimtar kur duhej të shutonte për gol, rrëshqiti dhe rasti shkoi në pakthim.
Fitorja për Portugalinë do të thotë se pas xhiros së parë në grup janë në vend të parë, pasi që më parë barazuan Uruguaji e Korea e Jugut, ndërsa Gana u bë vendi i parë afrikan në këtë Botëror që shënon gol!