Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAPITENI VENDOS

Dabiqaj vendos, Gjilani hyn në formë - fitorja e dytë me radhë

Foto: SCGjilani/ fb

Dabiqaj vendos, Gjilani hyn në formë - fitorja e dytë me radhë


26 February, 2023 @21:54

Pas fitores në xhiron e kaluar ndaj Drenicës, Gjilani i Zekirija Ramadanit ka vazhduar me fitore. Sot futbollistët në të kuqe kanë arritur të mposhtin Trepçën’89 të papërshtatshme si vendas dhe atë vetëm falë golit të kapitenit dhe lojtarit më të dalluar të tyre, Albert Dabiqaj.

Dabiqaj është treguar vendimtar pas një asistimi të bërë nga Elton Cale, derisa vendosi duelin me Gjilani 1-0 Trepca’89 [Albert Dabiqaj 76]. Me këtë fitore rrugëtimi për në “Evropë” për Gjilanin po merr krahë, derisa Skifterat tash kanë dallim 5-pikësh nga ndjekësi i parë i tyre, Prishtina.

Gjilani është i treti pas 22 xhirosh me 35 pikë, ndërsa Trepça’89 e Shpëtim Idrizit është e teta me 22 pikë nga po aq ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga