DEKLRATA E TRAJNERIT TË BALLKANIT

Fotot: KFBallkani/fb
Daja i matur pas fitores
19 August, 2022 @12:09
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, nuk është shfaqur i entuziazmuar pas fitores së ekipit të tij mbrëmë në Shkup, ku Ballkani mori fitore ndaj shkupjanëve, 1-2. Borozani.com
Suharekasve tashmë edhe barazimi në Fadil Vokrri i konvenon, për të arritur historinë - që një ekip nga Kosova të sigurojë fazën grupore të Ligës së Konferencës.
E timonieri tiranas i Ballkanit ka treguar se ndeshja është 180-minuta, jo 90.
“Këto ndeshje vendosen pas 180-minutave. Ne dëshirojmë të kalojmë tutje, por kjo gjë nuk ndodh pa u luajtur 180-minuta,” ka thënë ai.
Ndërsa sa i përket lojës, ku ekipi i tij përmbysi epërsinë e vendasve për të fituar në fund ka thënë se ekipi nuk ka qenë në ditën më të mirë.
“Ne nuk kemi qenë në ditën më të mirë tonën. Por, sa i përket lojës, kemi bërë një lojë të mirë. Shpresoj të vazhdojmë me këmbë në tokë edhe në 90-minutat e mbetura,” ka shtuar ndër të tjera ai.
Ballkani të enjten tjetër pret Shkupin në Fadil Vokrri, për të kërkuar kualifikimin historik. Suharekasit janë kampionë aktual të Kosovës, ku titullin e parë dhe historik e fituan pikërisht në sezonin e kaluar.