ARMEND DALLKU
Dallku u përshëndet
16 May, 2016 @9:06
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare dhe në stinorët e fundit kapiten i ekipit ukrainas, Vorskla Poltava, Armend Dallku është përshëndetur nga ekipi i tij, me të përfunduar stinori në PremierLigën e Ukrainës.
Vorskla ka përfunduar stinorin në vend të pestë dhe ka siguruar garat ndërkombëtare për stinorin 2016/17, ndërsa Dallku dhe ekipi kanë shkëmbyer falenderime për kontributin dhe vitet e kaluara aty.
Dallku (tash 32 vjeç) ka nisur karrierën në Vushtrri për ta vazhduar te Prishtina, prej ku kalon te Elbasani. Që nga viti 2005 ai është lojtar standard i ekipit të parë të Vorsklas dhe tashmë si kapiten i ka dhënë lamtumirën.