VIDEO
Kthehet Azemi, shënon Berisha
15 May, 2016 @18:41
Ndeshja e fundit e stinorit në Bundesliga 2, ka kaluar në mënyrën më të mirë për dyshen shqiptare të Greuther Furthit, Ilir Azemi dhe Veton Berisha.
Azemi, i cili ka kohë të gjatë që nuk luan për shkak të aksidentit të rëndë trafikor, më në fund është rikthyer në fushë duke u inkuadruar në lojë në minutën 81’.
Ndërsa Berisha ishte autor i golit të fundit në fitoren 3-1 të Greuther Furthit ndaj Sandhausenit.
Përveç dyshes Azemi-Berisha, në këtë ndeshje u aktivizuan edhe Jurgen Gjasula për Greuther Furthin dhe Leart Paqarada për Sandhausenin, ndërsa ky i fundit ishte asistues i golit të vetëm për skuadrën e tij.