XHIRO E FUNDIT
Përkundër barazimit, City siguron top4
15 May, 2016 @17:58
Ashtu si në vitin 2012, vit në të cilin City e fitoi titullin me pikë të barabarta me Unitedin por me golaverazh më të mirë, edhe këtë vit duket se do të ndodhë e njëjta gjë, edhe pse këtë radhë skuadrat e Manchesterit nuk luftojnë për titull.
City ka barazuar në ndeshjen ndaj Swanseat, duke bërë që të ketë 3 pikë më tepër se United, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Edhe nëse United e fiton këtë takim, City do të jetë skuadra e vendit të katërt për shkak të golaverazhit më të mirë.