URIME
Nënkampioni uron kampionin
15 May, 2016 @14:17
Nënkampioni i Superligës së Kosovës, Hajvalia, uron titullin e Ferronikelit në faqen zyrtare të klubit.
“Kryesia e Hajvalisë dhe gjithë skuadra dëshiron ti shprehë urimet më të sinqerta Ferronikelit për fitimin e titullit të dytë kampion.
Ishte një edicion i gjatë dhe një garë e ngushtë mes dy klubeve por në fund ishte Ferronikeli që i’a doli qëllimit dhe në mënyrën më sportive i gjithë klubi i Hajvalisë e uron për këtë sukses.
Ç’është më e rëndësishmja ky edicion po mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kjo është ajo që na gëzon të gjithëve.
Kryesia e klubit shprehë mirënjohje të veçantë edhe për të gjithë futbollistët e Hajvalisë, stafin, tifozët dhe të gjithë ata që kanë qenë të infiltruar sivjet dhe përfundimin në vendin e dytë e cilëson sukses të madh”.