REPREZENTACIONI
Neziri i bashkohet përfaqësueses
14 May, 2016 @20:57
Flamur Neziri do të jetë emri i ri në përfaqësuesen e Kosovës.
Portieri i Ferronikelit, i cili sot festoi titullin e kampionit të Kosovës, do të jetë njëri nga të grumbulluarit e përzgjedhësit Albert Bunjaku.
Këtë e ka konfirmuar vetë lojtari për kanalin televiziv Supersport Kosova.
Përfaqësuesja e Kosovës më parë kishte bërë të ditur që tashmë ka aranzhuar miqësoren e radhës, e cila do të zhvillohet më 3 maj kundër Ishujve Faroe në stadiumin “Volksbank Arena” në Frankfurt të Gjermanisë.
Kjo, njëherësh do të jetë edhe miqësorja e parë e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.