MEDIA TALKS

Foto: Serie A
Dalot i pavendosur për të ardhmen e tij
9 March, 2021 @16:57
Mbrojtësi i Manchester Unitedit i huazuar në Milan, Diogo Dalot, duket se ende nuk e ka të qartë se ku do të luajë stinorin e ardhshëm, shkruan Goal.com.
Ai ende nuk ka hyrë në bisedime në lidhje me një largim të përhershëm nga Manchester United, ndërsa nuk dihet as nëse do të vazhdojë të qëndrojë në Milano edhe më tej.
Portugezi 21-vjeçar është huazuar deri në fund të këtij edicioni në San Siro, pasi që trajneri i djajve të kuq Ole Gunnar Solskjaer nuk e shihte atë si pjesë të planeve në Old Trafford.
Dalot do të jetë përballë Manchester Unitedit të enjtën në ndeshjen që do të zhvillohet në kuadër të Europa League.