RIVALI
Danimarka pa yllin kryesor ndaj Shqipërisë
31 August, 2015 @22:08
Mesfushori ofansiv i Tottenhamit dhe ylli kryesor i përfaqësueses së Danimarkës, Christian Eriksen, nuk do të luajë në ndeshjen përballë kombëtares shqiptare.
Përzgjedhësi i danezëve, Morten Olsen, sot ka dhënë lajmin e mirë nga ana e kuqezinjëve, duke konfirmuar mungesën e Eriksenit.
“Duhet të pranoj se nuk ka shumë arsye për të besuar se ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë. Ai është në duart e terapistit të Tottenhamit, i cili e njeh atë më së miri,” ka thënë ndër tjerash Olsen.
Për shkak të lëndimit, Eriksen kishte munguar edhe në ndeshjen e fundjavës ku Tottenhami ishte takuar me Evertonin.
Shqipëria dhe Danimarka do të përballen me njëra tjetrën më 4 shtator në qytetin e Kopenhagës.