PRIZREN
Liria me 3 përforcime në ditën e fundit
31 August, 2015 @19:23
Liria e Prizrenit që këtë stinor u rikthye në Superligë dhe pas dy xhirove të para nuk arriti të regjistrojë fitore është përforcuar sot me 3 lojtarë të ri.
Nuriman Ismaili 26 vjeç nga Tetova, mesfushor, që ka bërë karrierë në liga të ndryshme europiane dhe në Bolivi, është njëri nga përforcimet e bardhezinjëve.
Ai ka luajtur për Edirnen në Turqi, Teteksin dhe Shkëndijën në Maqedoni, për Trepçën në Kosovë dhe La Pazin bolivian.
Përveç Ismailit, Liria është përforcuar edhe me sulmuesin Dardan Rogova. Rogova më parë ka luajtur për Vëllaznimin e Gjakovës dhe Teutën e Durrësit.
Ndërsa vullnetarisht klubit i është bashkuar edhe prizrenasi Gent Kristaj, që ka qenë pjesë e Istrës në Kroaci.
Video