GJYQTARËT

Dardan Çaka në derbin e madh
2 October, 2021 @0:02
Njëri ndër referët më të dalluar në Superligën e Kosovës, Dardan Çaka, do të gjykojë përballjen derbi të xhiros së tetë të elitës së futbollit në vendin tonë, mes Dritës dhe Prishtinës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Gjilan, ndërsa data e 3 tetorit me fillim prej orës 15:00 pritet të sjellë ndeshje mjaft interesante, mes nënkampionit dhe kampionit të fundit të Superligës.
Sa i përket referëve kryesorë në përballjet tjera të xhiros, FFK ka deleguar:
Ballkani-Drenica, Visar Kastrati;
Malisheva-Gjilani, Genc Nuza;
Feronikeli-Ulpiana, Besfort Kasumi;
Llapi-Dukagjini, Alban Shala.