AEROPLAN

Foto: FFK
Dardanët nisen për Austri
3 June, 2021 @11:13
Futbollistët e Kosovës sot janë nisur për në Austri, ku nesër do të ndeshen me Maltën në miqësore.
Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se djelmoshat pas arritjes në Klagenfurt, ku do të zhvillohet miqësorja, do të kenë stërvitje sonte.
Ndërsa nesër do të bëjnë përgatitjet finale për duelin miqësor të radhës.
Kosova mposhti San Marinon në miqësoren e parë të qershorit 4-1, ku Vedat Muriqi shënoi katër herë, ndërsa Arbër Zeneli asistoi tri herë.