Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

UEFA NOTE

Datat e kualifikimeve për garat evropiane 2020/21 publikohen - vetëm një ndeshje vendos!

Foto: uefa.com

Datat e kualifikimeve për garat evropiane 2020/21 publikohen - vetëm një ndeshje vendos!


22 June, 2020 @13:42

UEFA në faqen e vetë zyrtare ka bërë të ditur datat për ekipet që do të lujnë kualifikimet për Ligë të Kampionëve 2020/21 dhe Europa Ligë 2020/21.

Gjëja kryesore që është vendosur, hiq datat, është fakti se tashmë skuadrat deri në fazën grupore do të luajnë nga një ndeshje për raund kualifikues. Nuk ka ndeshje të kthimit dhe skuadra që del fituese nga e vetmja ndeshje - shkon tutje. Kjo do të vazhdojë në të gjitha raundet kualifikuese deri në PlayOff, ku futen të gjitha ekipet e mëdha nga ligat e forta. E këtu do të luhet me ndeshje të kthimit, pra sistemin e zakonshëm vajtje-ardhje.

LIGA E KAMPIONËVE

Kështu Raundi Preliminar do të luhet më 8 dhe 11 gusht (këtu bëjnë pjesë ekipet nga Kosova), Raundi i Parë kualifikues më 18 dhe 19 gusht, Raundi i Dytë kualifikues më 25 dhe 26 gusht, Raundi i Tretë kualifikues më 15 dhe 16 shtator, PlayOff më 22/23 dhe 29/30 shtator.

Faza grupore e Ligës së Kampionëve 2020/21 fillon më 20/21 tetor dhe do të përfundojë më 8/9 dhjetor 2020.

EUROPA LEAGUE

Raundi Preliminar ku bëjnë pjesë ekipet nga Kosova do të nis zhvillohet më 20 gusht, Raundi i Parë kualifikues më 27 gusht, Raundi i Dytë kualifikues më 17 shtator, Raundi i Tretë kualifikues më 24 shtator, PlayOff më 1 tetor - të gjitha këto luhen me një ndeshje, nuk ka ndeshje të kthimit - pra fituesi i duelit shkon tutje.

Faza grupore e Europa Ligës 2020/21 është paraparë të nis më 22 tetor dhe të përfundojë më 10 dhjetor 2020.

Vendasi do të përcaktohet përmes shortit.

Këtë vit, Kosova do të merr pjesë me një skuadër në parakualifikime të Ligës së Kampionëve dhe dy në parakualifikime të Europa Ligës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga