DE BIASI
De Biasi në Hamburg dhe Zyrih për kuqezinjtë
29 January, 2017 @20:12
Përzgjedhësi i kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi, javën e ardhshme do të ketë punë në përcjellje nga afërsia të lojtarëve të kombëtares dhe për t’i kontaktuar ata në lidhje me gjendjen e tyre në aspekt të formës aktuale që e kanë.
Sipas njoftimit të FSHF-së, De Biasi të premtën më 3 shkurt do të udhëtojë në Hamburg, për ta ndjekur ndeshjen Hamburg-Bayer Leverkusen, pasi pjesë e Hamburgut është edhe qendërmbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, ndërsa një ditë më vonë do të jetë në Zyrih të Zvicrës për ta ndjekur Taulant Xhakën dhe Armando Sadikun në duelin mes skuadrave të tyre, Basel dhe Lugano.