Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

"A TË THASH TË KESH KUJDES NDAJ DRITËS..."

Delegati e analisti Arben Zeqiri dënohet nga FFK-ja!

Delegati e analisti Arben Zeqiri dënohet nga FFK-ja!


18 April, 2023 @19:19

Ish-futbollisti Arben Zeqiri, që tashmë shfaqet në televizione si analist, ndërsa punon edhe si delegat në ligën e kadetëve është dënuar me gjobë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së për shkak të presionit ndaj gjyqtarëve, ku ka kërkuar të ndihmohet skuadra e Dritës në përballjen e xhiros XXI të Superligës së kadetëve, Drita - Ulpiana!

KD e ka dënuar Zeqirin me 300 euro ka bërë të ditur njoftimi i sotshëm i botuar në faqen zyrtare të FFK-së. Në Vendimin e plotë lidhur me gjobën ndaj Zeqirit, shkruan se ai i është drejtuar gjyqtarit kryesor me “a të thash të kesh kujdes ndaj Dritës…” ndër të tjera.

Vendimi i plotë (pa ndërhyrje):

Delegati Arben Zeqiri në ndeshjen e xhiros së 21-të të Superligës së kadetëve Drita – Ulpiana, sipas gjyqtarit të ndeshjes, delegati ka kërkuar nga treshja e gjyqtarëve që të ndihmohet skuadra e Dritës, pasi i duhen pikët dhe se gjatë tërë takimit dhe në meslojë ka bërë presion ndaj gjyqtarëve së bashku me trajnerin vendas. Pas përfundimit të ndeshjes delegati ju ka drejtuar gjyqtarit kryesor me fjalët “bërllog e bane, a të thash të kesh kujdes se Dritës i nevojiten pikët”. Bazuar në nenin 42 paragrafi 1 pika B: Dënohet me gjobë në shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).


 
Të gjitha lajmet nga