VENDIMET E KOMISIONIT

Foto: FFK
Dellova dënim me të holla, Ruxhi suspendim
6 March, 2021 @10:00
Vendimi i fundit i Komisionit Disiplinor të FFK-së ka bërë të ditur që mbrojtësi i Prishtinës, Lumbardh Dellova, është dënuar me të holla në shumën prej 200 eurove për shkak të sjelljeve të pahijshme në përballjen Trepça’89 - Prishtina, të zhvilluar me datë 27 shkurt në Riza Lushta të Mitrovicës.
Dënimi Dellovës është bazuar në Nenin 40 Paragrafi 1 Pika C, ka bërë të ditur njoftimi i lëshuar nga FFK-ja në web-faqen e saj.
Ndërsa në anën tjetër portieri i Lirisë së Prizrenit, Armend Ruxhi, që mori karton të kuq në përballjen që ekipi i tij e fitoi ndaj Drenasit në fundjavën që e lamë pas është suspenduar me 2 ndeshje moslojë.
“Raportet zyrtare bëjnë të ditur se ka pasur lojë me dorë si lojtar i fundit jashtë zonës së rreptësisë. Bazuar në Nenin 39 Pargrafin 3 të Rregullores Disiplinore lojtari dënohet me ndalesë loje për dy ndeshje zyrtare sipas radhës,” ka bërë të ditur FFK-ja në njoftimin e lëshuar dje.
Derisa Dellova do të mund të paraqitet në ndeshje dhe ka tetë ditë afat ankese, Ruxhi do të mungojë në derbin që Liria do ta zhvillojë ndaj A&N-së.