Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REDKNAPP

Dënon Bosingwan

REUTERS/Toby Melville

Dënon Bosingwan


22 December, 2012 @14:47

QPR ka filluar të bëhet më serioze prej se aty erdhi trajneri i ri, Harry Redknapp.

Agjencionet britanike të lajmeve bëjnë të ditur se ai ka dënuar mbrojtësin e ekipit, Jose Bosingwa, me 100 mijë funta për shkak se ky i fundit refuzoi të qëndronte në bankën rezervë në fitoren e parë të skuadrës në këtë stinor.

Për më shumë, ai është lënë jashtë skuadrës edhe për ndeshjen e kësaj fundjave ku QPR viziton Newcastle-in në St James’s Park.

QPR arriti fitoren e parë në kampionat tek xhiron e kaluar kur mposhti Fulhamin 2-1. QPR me fitoren e parë ka dalë nga fundi i tabelës, duke e lënë aty Readingun.


 
Të gjitha lajmet nga