SNEIJDER

REUTERS
Konfirmohet largimi
21 December, 2012 @14:16
Puna e Interit me mesfushorin holandez Wesley Sneijder si duket do të merr fund në janar. Së paku kështu ka konfirmuar gruaja e tij Yolanthe Cabau për mediat holandeze.
“Do të lëmë Milanon. Në ditët e para të janarit do të mirret vesh gjithçka, por planet tash për tash janë kështu. Ku do të shkojmë nuk e di, sepse jemi duke shikuar vend për familje, jo për karrierë,” ka thënë Cabau për mediat e atjeshme.
Sneijder nuk ka luajtur për Interin që nga java e pestë e Serie A-së, së pari për shkak të një lëndimi, pastaj për shkak të vendimeve taktike të Andrea Stramaccionit.
Paris Saint Germain, Manchester United dhe Manchester City janë ekipet që po e kërkojnë atë më së shumti.