RAUL MEIRELES

Suspendohet për 11 ndeshje
21 December, 2012 @8:58
Ish mesfushori i Chelseat, Raul Meireles, është dënuar me 11 ndeshje moslojë pasi që ka pështyrë te gjyqtari i ndeshjes gjatë humbjes në derbin e madh të Turqisë ndërmjet Galatasarayit dhe Fenerbahçes.
Edhe psë në fillim mendohej se dënimi do të shkojë deri në 7 ndeshje moslojë, sidoqoftë, TFF-ja ka vendosur për 11 sosh. Portugezi 29 vjeçar, Meireles, ka kaluar këtë stinor nga Chelsea në Fenerbahçe, duke u paraqitur në 10 ndeshje të Superligës turke, ku ka shënuar një gol.