Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RIBERY

Suspendohet për 2 ndeshje

REUTERS/Michael Dalder

Suspendohet për 2 ndeshje


20 December, 2012 @19:43

Bashkëlojtari i Xherdan Shaqirit, Franck Ribery, është dënuar me dy ndeshje moslojë në garat e Kupës së Gjermanisë.

Ai ka marrë këtë dënim pasi që ka shtyrë koreanin e Augsburgut, Ja-Cheol Koo, pasi që ky i fundit pasi që ishte rrëzuar nga françezi ia kishte kapur Riberysë qafën.

Ribery do të mungojë në ndeshjen çerekfinale ndaj Borussia Dortmundit, që luhet në pjesën e dytë të muajit shkurt të vitit që po vjen.

“Ka qenë karton i kuq i merituar, pasi që ai u provokua nga koreani dhe një lojtar i një klasi të Ribery-së nuk është dashur të reagojë ashtu,” ka thënë trajneri i bavarezëve Juup Heynckes duke bërë të ditur se Bayerni nuk do të ankohet në vendimin e Federatës.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga