REAL MADRID

REUTERS/Juan Medina
Vështirë ndaj Fergusonit
20 December, 2012 @12:41
Shorti i Ligës së Kampionëve kësaj radhe ishte i pamëshirshëm për ekipet kryesore spanjolle si Barcelona dhe Real Madrid. Të dyve ju qëlluan kundërshtarët e vështirë. Pasi që Barcelona do të ndeshet me Milanin, Reali do të takohet me Manchester Unitedin.
Ndërsa legjenda e klubit madrilen që ishte në Nyon prezent gjatë tërheqjes së shortit, Emiliano Butragueno, ka thënë për uefa.com se,:
“Do të jetë e jashtëzakonshme. Manchester UNited nuk është vetëm ekip i madh, por edhe organizatë e madhe e njohur në tërë botën. Jemi të lumtur, ngase kemi marrëdhënie të mira me ‘ta. Gjiashtu e dimë se do të jetë vështirë ndaj Sir Alex Fergusonit, që për 25 vjet është aty dhe po bën punë të mrekullueshme. Do të mundohemi për më të mirën,” ka thënë Butrageno për faqen zyrtare të UEFA-së.
Ndeshja e parë ndërmjet tyre do të luhet në Santiago Bernabeu me 12 shkurt ndërsa ajo e kthimit në Old Trafford me 5 mars.