LEAGUE CUP

REUTERS/Nigel Roddis
Hidhet shorti i Kupës së Ligës
20 December, 2012 @9:21
Chelsea do të takohet me Swansean derisa Aston Villa do të ndeshet me Bradfordin në gjysmëfinale të Kupës së Ligës, kështu ka dashur shorti
Të kaltërit mbrëmë mposhtën Leedsin për të qenë gjysmëfinalisti i fundit i kësaj gare. Ndeshja ishte shtyrë për një javë pasi që Chelsea mirrte pjesë në Kampionatin Botëror të klubeve në Japoni, ku u mposht në finale nga brazilianët e Corinthiansit.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 janar, derisa ato të kthimit me datën 21.
GJYSMËFINALET:
Chelsea - Swansea
Bradford - Aston Villa