FIFA

REUTERS/Arben Celi
Ngritet Shqipëria
19 December, 2012 @14:19
Renditja botërore e FIFA-së në muajin dhjetor ka qenë e frytshme për kombëtaren shqiptare e cila ka shënuar ngritje prej katër vendesh në krahasim me muajin e kaluar.
Tash kuqezinjtë gjinden në vendin e 63-të, në krahasim me vendin e 67-të që e kishin gjatë muajit të 100 vjetorit të shtetit.
Kësaj ngritjeje i ka ndikuar padyshim barazimi 0-0 me kombëtaren afrikane të Kamerunit. Në anën tjetër, Spanja do të përfundojë vitin në vendin e parë, e përcjellë nga Gjermania, Argjentina dhe Italia.