SHAQIRI

REUTERS/Dominic Ebenbichler
U premton festë tifozëve
18 December, 2012 @23:54
Mesfushori fantastik kosovar që mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës dhe luan për Bayernin, Xherdan Shaqiri ka dhënë premtime të mëdha për tifozët e ekipit të tij të ri, Bayern.
“Dhuratën më të madhe do t’ua japim nëse e fitojmë titullin e kampionit të Bundesligës. Tifozët tonë e meritojnë festën dhe këtë do t’ua mundësojmë,” ka thënë Shaqiri sot për faqen zyrtare të bavarezëve.
Ndërsa për ate se si ndihet ai në Munchen, pas kalimit aty nga Baseli, Shaqiri ka thënë:
“E ndiej se trajneri më beson. Për këtë besoj që kam të ardhme të gjatë në klub,” përcjellë faqja e Bayernit fjalët e Xherdanit.
Xherdan Shaqiri ka shënuar sonte në ndeshjen e vlefshme për kupë të Gjermanisë për t’ia siguruar Bayernit fitoren.