Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

XHERDAN SHAQIRI

Shaqa ndizet ne fund

REUTERS/Dominic Ebenbichler

Shaqa ndizet ne fund


18 December, 2012 @22:48

Dy gola në dy ndeshje brenda katër ditëve është  bilanci i fundit i kosovarit Xherdan Shaqiri. Futbollisti shtatëshkurtër shënoi gol sot në ndeshjen për Kupën e Gjermanisë, ku skuadra e tij, Bayern Munchen, shënoi fitore me rezultat 2-0 kundër Augsburgut.

Shaqiri në këtë ndeshje luajti plot 90 minuta, ndërsa golin e shënoi në minutën 85’ pas asistimit të Thomas Mullerit. Golin tjetër për bavarezët e realizoi sulmuesi Mario Gomez.

Bayerni që nga minuta 47’ në këtë ndeshje luajti me 10 lojtarë, pasi që françezi Franck Ribery u ndëshkua me karton të kuq.


 
Të gjitha lajmet nga Bundesliga