MESSI - XAVI - PUYOL
MIGUEL RUIZ - FCB
Rinovojnë kontratat
18 December, 2012 @12:25
Golashënuesi më në formë në botë, Lionel Messi, nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e tij Barcelona. Argjentinasi sot ka nënshkruar kontratë të re, që e detyron atë të mbetet në Nou Camp deri në vitin 2018.
Përveç tij, klubi katalonas ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës edhe me dy futbollistë të tjerë. Kapiteni 34 vjeçar, Carles Puyol dhe mesfushori 32 vjeçar, Xavi Hernandez, do ta veshin fanellën e Barçës së paku deri në vitin 2016.
Që të tre futbollistët kanë dalë nga akademia e klubit të Barcelonës dhe gjatë karrierës së tyre asnjëherë nuk kanë luajtur për ndonjë skuadër tjetër.