SIR ALEX FLET

REUTERS/Nigel Roddis
Vetëm Pep dhe Mou
19 December, 2012 @15:56
Dy kandidatët e vetëm që mund të ëndërrojnë postin e trajnerit të Manchester Unitedit janë Josep Guardiola dhe Jose Mourinho.
Së paku kështu mendon Sir Alex Ferguson, plaku i cili mbi 20 vjet është në krye të shtabit teknik të Manchester Unitedit.
“Mourinho është shumë inteligjent, ka karizmë dhe lojtarët luajnë për ‘te,” ka thënë Fergie për trajnerin portugez në një ligjeratë të Harvard Busineess School të Bostonit.
“Guardiola është impresiv. Ai ka sjellur ndryshim në Barcelonë, duke e bërë ekipin të punojë në çdo sekondë të ndeshjes,” ka thënë ndër të tjera tekniku i djajve të kuq për Guardiolën.
Të dy këta, janë emra të vetëm të cilët Ferguson i ka përmendur deri më tani si pasardhës të tij të mundshëm në Manchester United.