DFB POKAL

REUTERS/Wolfgang Rattay
Hattrick Götze
19 December, 2012 @22:50
Borussia Dortmund ka luajtur me ekipin më të mirë dhe ka shënuar fitore të thellë ndaj Hannover 96 në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë
Djelmoshat e Jurgen Klopp nuk ia kanë mundësuar as shpresën lojtarëve të Mirko Slomkas. Mario Gotze ka realizuar hattrick, derisa dyshja polake Blaszczykowksi dhe Lewandowski kanë shënuar nga njëherë për të dërrmuar Hannoverin 5-1.
Në ndeshjet tjera të sontme u arritën këto rezultate: Wolfsburg-Leverkusen 2-1; Bochum-1860 Munchen 3-0; Dortmund-Hannover 5-1 dhe Stuttgart-Koln 2-1.