CR7

REUTERS/Juan Medina
Dua të trajtohem si Messi
20 December, 2012 @10:49
Situata e Cristiano Ronaldos në Real Madrid nuk ka ndryshuar nga ajo e mëparshmja. Real Madridi pritet t’i ofrojë kontratë të re me rritje page në muajt e ardhshëm, mirëpo besohet se portugezi nuk është i kënaqur përsëri dhe është i zhgënjyer me klubin.
Makina e golave, Ronaldo, që ka shënuar 170 gola në 169 ndeshje me Los Blancos, beson se ai tashmë do të duhet të kishte në dorë ofertën e re - e jo të pret ate.
Marca ka shkruar sot se ai kërkon trajtim në Real sikurse Messi në Barcelonë, derisa beson se rroga e tij duhet të jetë shumë më e madhe, pasi që ai merr rrogë të gati të njejtë me Kakanë.