CHAMPIONS LEAGUE

REUTERS/Albert Gea
Edhe 2 orë
20 December, 2012 @9:39
Vetëm edhe dy orë kanë mbetur derisa të bëhen të ditura çiftet e fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Ekipet janë të ndara në fituesit e grupeve dhe vendet e dyta. Baza e parë mirret që ekipi nga fituesit e grupeve, të ndeshet me ndonjërin nga vendet e dyta të grupeve tjera. Pas asaj shikohet që të mos jenë të të njejtit shtet dhe shorti vazhdon.
Pra, Barcelona - Real Madrid ose Juventus - Milan, nuk mund të bien në fazën e të gjashtëmbëdhjetës së finales.
Mëposhtë janë të shënuara ekipet dhe të ndara sipas arritjes.
Fituesit e grupeve: Paris Saint-Germain FC (FRA), FC Schalke 04 (GER), Málaga CF (ESP), Borussia Dortmund (GER), Juventus (ITA), FC Bayern München (GER), FC Barcelona (ESP), Manchester United FC (ENG).
Vendet e dyta: FC Porto (POR), Arsenal FC (ENG), AC Milan (ITA), Real Madrid CF (ESP), FC Shakhtar Donetsk (UKR), Valencia CF (ESP), Celtic FC (SCO), Galatasaray AŞ (TUR).