BROS

REUTERS/Srdjan Zivulovic
Cana kundër Xhakës
20 December, 2012 @14:39
Në kuadër të shortit për Europa Leauge posa ka përfunduar shorti dhe ekipet që do të ndeshen ndërmjet veti në 1/32 e finales së kësaj janë përcaktuar.
Mbrojtësi i titullit Atletico Madrid do të ketë punë jo edhe aq të lehtë ndaj Rubinit të Rusisë, të cilët kanë ditur të befasojnë edhe Barcelonën në Ligë të Kampionëve, e sivjet kanë dalë më të mirë se Interi në fazën grupore të Europa League.
Ndërkaq skuadra që dëshpëroi në Ligën e Kampionëve, Chelsea, do të ndeshet me Spartën e Pragës ku blutë e udhëhequr nga Rafa Benitez, pritet të kenë punë të lehtë.
Lazioja e Lorik Canës u ndesh me Borussinë e Monchengladbachut ku luan, Granit Xhaka, derisa ndër ndeshjet më interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Tottenham dhe Lyon.
Napoli i shqiptarëve Valon Behrami e Blerim Xhemajli nuk besohet që ta ketë vështirë ndaj çekëve të Plzen.
SHORTI KOMPLET:
BATE(BLR) v Fenerbahçe(TUR)
Internazionale(ITA) v CFR Cluj(ROU)
Levante(ESP) v Olympiacos(GRE)
Zenit(RUS) v Liverpool(ENG)
Dynamo Kyiv(UKR) v Bordeaux(FRA)
Leverkusen(GER) v Benfica(POR)
Newcastle(ENG) v Metalist(UKR)
Stuttgart(GER) v Genk(BEL)
Atlético(ESP) v Rubin(RUS)
Ajax(NED) v Steaua(ROU)
Basel(SUI) v Dnipro(UKR)
Anji(RUS) v Hannover(GER)
Sparta Praha(CZE) v Chelsea(ENG)
Mönchengladbach(GER) v Lazio(ITA)
Tottenham(ENG) v Lyon(FRA)
Napoli(ITA) v Plzeň(CZE)