MANCHESTER

REUTERS
Scholes në pension!
21 December, 2012 @8:44
Mesfushori veteran i Manchester Unitedit, Paul Scholes, këtë stinor definitivish do ta lë futbollin aktiv. Kështu është bërë e ditur nga të përditshmet angleze sot, të cilët kanë marë informata nga të afërmit e 38 vjeçarit.
Scholes, i cili la Manchesterin pas stinorit 2010/11 duke e fituar titullin rekord, të nëntëmbëdhjetin, për djajt e kuq, u kthye pas një gjysmëstinori përsëri në futboll.
Mirëpo kësaj radhe si duket ai ka vendosur që të përshëndetet nga fushat e blerta si futbollist. Scholes nga shumë persona shihet si futbollisti më i mirë i Manchester Unitedit në histori.
Legjendat si Zinedine Zidane, Edgar Davids dhe Xavi, kanë thënë se ai është mesfushori më i mirë që u ka dalë përballë ndonjëherë. Scholes ka 710 paraqitje me Unitedin prej momentit që ka debutuar në ndeshje ndaj Port Vale në vitin 1994. Ai ka fituar çdo trofe të mundshëm në garat ekipore me ekipin e tij.