Brasileirinho

REUTERS/Paulo Whitaker
Gjithsesi futboll në Brazil
21 December, 2012 @15:00
Që Brazili është ndryshe nga vendet tjera dhe pse ka talentë aq shumë ja edhe një kuriozitet interesant nga vendi i futbollit.
Në fotografi shihet një punëtor me uniformë duke i shikuar bashkëpunëtorët e tij në një fushë të improvizuar afër Corinthians Arenës, në lagjen Itaguera të Sao Paulos.
Punëtorët që po ndërtojnë stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja hapëse e Kampionatit Botëror Brazili 2014, janë duke e mbajtur turneun e tyre të quajtur Brasileirinho, që në përkthim do të thotë kampionati i vogël i Brazilit.
Ndeshjet luhen në ndërrimet 12 orëshe të punëtorëve, ndërsa marrin pjesë rreth 2 mijë punëtorë me ekipet e tyre.