BILETAT TE DERA

Derbi i ditës zhvillohet në “Z. Pajaziti”
20 February, 2022 @10:46
Ndeshja tjetër derbi e xhiros së XX të Superligës, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit luhet sot.
Mirëpo, për shkak të punimeve në stadiumin Fadil Vokrri, përballjen si vendas Prishtina ka bërë të ditur se do ta luajë në Zahir Pajaziti të Podujevës.
Gjithashtu, klubi rekord-kampion i Kosovës, ka bërë të ditur se biletat për këtë ndeshje do të shiten para dyerve të stadiumit, ndërsa loja nië në ora 13:30 sot.
Derisa Ballkani po kërkon kreun e Superligës me një fitore potenciale në këtë ndeshje, Prishtina po kërkon këndelljen pasi që në tre ndeshjet e fundit kampionale ka tri humbje.