Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MALISHEVA 0-0 DRENICA

Derbi i mbijetesës, pa fitues

Derbi i mbijetesës, pa fitues


8 May, 2022 @17:20

Malisheva hyri në këtë ndeshje me dy fitore radhazi në bagazh dhe atë të fundit ndaj kampionit të posashpallur, Ballkanit.

Por, ekipi i drejtuar nga Arsim Thaci nuk ka arritur të vazhdojë ecurinë e fitoreve në përballjen derbi për mbijetesë direkte në Superligë, ndaj Drenicës, ku skuadrat barazuan pa gola, Malisheva 0-0 Drenica.

TABELA AKTUALE

Ky rezultat nuk i konvenoi asnjërës palë, mirëpo nëse shikohen ndeshjet e ndërsjella atëherë me pikë të njëjta përfundimi i ligës i siguron Malishevës mbijetesën direkte, pasi që kanë mposhtur dy herë Drenicën përgjatë kampionatit, kanë pësuar një herë dhe tash kanë barazuar.

Natyrisht, Drenica në dijeni të kësaj por me një xhoker në xhep, pasi që ka ndeshjen e fundit të stinorit ndaj Feronikelit që po mposhtet nga secili!

Mbetet të shihet deri në fund të stinorit se cila skuadër do të sigurojë mbijetesën direkte, për t’i ikur barazhit ku kundërshtar do ta ketë Lirinë e Prizrenit ose Vushtrrinë.

Në xhiron e radhës Gjilani-Malisheva dhe Drenica-Ballkani, ndërsa në të fundit, Malisheva-Dukagjini dhe Feronikeli-Drenica.



i: DUELET E NDËRSJELLA

Drenica 1-0 Malisheva
Malisheva 2-0 Drenica
Drenica 2-3 Malisheva
Malisheva 0-0 Drenica.

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga