TRANSFERI
Dermaku në Empoli
17 May, 2015 @15:43
Tuttomercatoweb ka bërë të ditur se Empoli ka arritur marrëveshje me mbrojtësin shqiptar Kastriot Dermaku, që deri tani ka qenë pjesë e Melfit.
Shtëtëgjati Dermaku 23 vjeç, ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin nga Serie A dhe pritet të bëhet bashkëlojtar i Elseid Hysajt nga stinori i ardhshëm.
Ai ka nënshtetësi italiane, që e bën lëvizjen e tij edhe më të lehtë nëpër klube italiane, derisa për të rinjtë e Kombëtares U-21 ka debutuar në shkurt të vitit të kaluar.