SUPERGOLI
Livoreka maestral, goli në seri të fotografive
16 May, 2015 @22:05
Sulmuesi 27 vjeç i Ferronikelit, Përparim Livoreka ka hapur serinë e golave për ekipin e tij në fitore ndaj Kosovës së Vushtrrisë sot.
Livoreka ka goditur një gjysëmvolej topin e dëbuar prej afro 18 metrash nga porta e Kosovës së Vushtrrisë, duke qëlluar me një trajektore mjeshtërore portën kundërshtare për epërsinë fillestare të ekipit të tij.
Ferronikeli katër ndeshje pa përfunduar stinori është lider i Superligës. Golin e Livorekës, shikojeni në serinë e fotografive në galeri të artikullit.
REZULTATET DHE TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS