Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GJILANI - BALLKANI

Dhuna e disa tifozëve, shkatërroi derbin Gjilani - Ballkani

Dhuna e disa tifozëve, shkatërroi derbin Gjilani - Ballkani


4 April, 2022 @0:13

Një ndeshje me dy fytyra, ku në pjesë të parë Ballkani tha fjalën kryesore e në të dytën Gjilani.

Suharekasit shënuan shpejt për epërsi, për të pësuar në kohën shtesë të ndeshjes nga goli i portierit të Gjilanit Enea Koliçi, për 1-1 [Ermal Krasniqi 1 - Enea Koliçi 90+4].

Goli i Koliçit gëzoi të gjithë në tribuna, por disa huliganë nga tribunat ushtruan dhunë ndaj portierit të Ballkanit Stivi Frashëri, duke e lënë pa ndjenja për disa minuta, që pas ekzaminimit në spital u këndell dhe tash është mirë.

TABELA AKTUALE

Ermal Krasniqi shënoi fillimsht për Ballkanin derisa ekipi i Ilir Dajës dominoi me lojë pjesën e parë. Gjilani e kërkoi shumë golin gjatë pjesës së dytë dhe e arriti këtë!

Por dhuna i dha hije të keqe derbit, që u dënua nga të gjithë. Ndeshja u ndërpre nga referi kryesor Genc Nuza, ndërsa tash Komisionet përkatëse të FFK-së pritet të thonë verdiktin final për ndeshjen derbi.

Në ndërkohë është raportuar nga mediat se janë arrestuar personat që ushtruan dhunë ndaj Frashërit, ndërsa po pritet të dëgjohet fjala e fundit e Komisionit të Garave të FFK-së lidhur me rastin.


 
Të gjitha lajmet nga