ÇIFTET PËR PLAYOFF
Dihen kampionët rajonal, tash “lufta” për Ligë të Dytë
8 May, 2023 @14:55
Në kuadër të ndeshjeve të fundit të xhirove përkatëse në kuadër të ligave rajonale të futbollit, që përbëjnë Ligën e Tretë të futbollit kosovar, tashmë dihen kampionët.
Në GRUPIN A të rajonit të Dukagjinit kampion është bërë KF Opoja nga Dragashi. Në GRUPIN B të rajonit të Dukagjinit kampion është bërë KF Deçani nga Deçani.
Në GRUPIN A të rajonit të Prishtinës kampion është bërë KF Besiana nga Podujeva, ndërsa në GRUPIN B të rajonit të Prishtinës kampion është bërë KF Podujeva, gjithashtu nga Podujeva.
Në kuadër të PlayOffit, ndeshen fituesit e grupeve nga rajoni i njëjtë, në një ndeshje - që siguron inkuadrimin në Ligën e Dytë të Kosovës. Pra, në PlayOff do të përballen KF Opoja - KF Deçani dhe KF Podujeva - KF Besiana. Fituesit e këtyre përballjeve do të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligë të Dytë të Kosovës në vitin tjetër. Ndërsa nga Liga e Dytë sipas gjendjes aktuale tabelare pritet të bien në Ligë të Tretë të Kosovës, tre herë kampionja e Kosovës - FC Besa nga Peja dhe Vitia.
PLAYOFF I LIGËS SË TRETË:
Rajoni i Dukagjinit:
Opoja vs. Deçani.
Rajoni i Prishtinës:
Besiana vs. Podujeva.